Lajme

Tahiri: Punësimi dhe përkrahja e grave do të jetë pika kyçe në mandatin e ardhshëm

09/07/2021 16:53
nga:Q R

Kryetari i komunës së Vushtrris, Xhafer Tahiri, sot ka vizituar shoqatën “Martirët e lirisë”, për çka thotë se zonjat aty me projektet e tyre për gatimin e ushqimeve tradicionale u bënë të zonjat e vetës dhe mbajtëse të familjes, duke krijuar mirëqenie e punësim edhe për gra tjera, shkruan Gazeta Blic.

Tahiri, në ‘Facebook’, ka shkruar se gratë aty janë inkuadruar shumë mirë, jo vetëm sa i përket gatimeve tradicionale, por edhe nëpër shumë fusha të bujqësisë ato po tregohen shumë të suksesshme.

Tutje, ai thekson se punësimi dhe përkrahja e grave do të jetë pika kyçe në mandatin e ardhshëm
Postimi i plotë:
Në qendër të programi + 4 kemi vendosur punësimin e përkrahjen e grave
I lumtur që sot i vizitova zonjat e shoqatës “Martirët e lirisë”, të cilat me projektet e tyre për gatimin e ushqimeve tradicionale u bënë të zonjat e vetës dhe mbajtëse të familjes, duke krijuar mirëqenie e punësim edhe për gra tjera.
Të përkrahur edhe nga Komuna dhe disa organizata të tjera mes sakrificave të shumta arritën që për 9 vite të punojnë me shumë përkushtim.
Gratë janë inkuadruar shumë mirë, jo vetëm sa i përket gatimeve tradicionale, por edhe nëpër shumë fusha të bujqësisë ato po tregohen shumë të suksesshme.
Drejtuesja e kësaj organizate znj. Vildane Mulaku, me përkushtimin e saj maksimal angazhoi disa gra dhe bashkë po bëjnë një punë të mrekullueshme duke na i mbushur tavolinat me ushqimet më të mira tradicionale.