Lajme

Tahiri: Në seancën e së hënës temë do të jenë vaksinat kundër COVID-19

04/20/2021 16:27
nga:M K

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën e ditës së hënë, temë qendrore do të jetë çështja e vaksinave antiCOVID.

Me anë të një postim në Facebook, Abelard Tahiri ka paralajmëruar se çfarë do të flitet në seancën e ditës së hënë në Kuvendin e Kosovës.

“Në seancën e ditës së hënë, temë qendrore do jetë iniciativa e Grupit Parlamentar të PDK-së, për të diskutuar në thellësi për gjendjen me shëndetin publik dhe me fokus në çështjen e vaksinave kundër COVID19, të cilat s’duken askund përderisa numri i personave që po humbin jetën nga COVIDi është jashtëzakonisht shqetësues dhe i pa pranueshëm”, ka shkruar Tahiri.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Në seancën e ditës së hënë, temë qendrore do jetë iniciativa e Grupit Parlamentar të PDK-së, për të diskutuar në thellësi për gjendjen me shëndetin publik dhe me fokus në çështjen e vaksinave kundër COVID19, të cilat s’duken askund përderisa numri i personave që po humbin jetën nga COVIDi është jashtëzakonisht shqetësues dhe i pa pranueshëm.

Do ishte jo vetëm e qëlluar, por edhe është shumë e nevojshme dhe e obligueshme që Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë, ditën e hënë ta kenë prioritet absolut prezencën e tyre në Kuvend, që së bashku të diskutojmë për situatën dhe të mësojmë për planet e Qeverisë për vaksinën.

LEXO EDHE:

Osmani dhe ambasadori Abbott flasin për emërimet në institucionet publike