Lajme

Tahiri: Më 9 shkurt, Vushtrria do t’i thotë po ndryshimit dhe zhvillimit me numrin 137

01/25/2025 13:27
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se më 9 shkurt Vushtrria do t’i thotë po ndryshimit dhe zhvillimit me numrin 137, raporton GazetaBlic.

Tahiri thekson se Vushtrria, është qyteti që përveç hsitorisë dhe traditës, ka çiltërsinë, mikpritjen dhe guximin.

Postimi i plotë:

Vushtrria, qyteti që përveç historisë dhe traditës, ka çiltërsinë, mikpritjen dhe guximin. Kjo është ajo që gjithmonë e kam parë dhe përjetuar që nga fëmijëria. Vendi ku kam kaluar shumë kohë me familjarët e mi këtu.

Është qyteti i kalasë së Justinianit dhe xhamisë së Gazi Ali Begut. Qyteti i dëshmorëve të UÇK-së. Është qyteti i heronjve të sovranitetit, Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut.

Më 9 shkurt, Vushtrria do t’i thotë PO ndryshimit dhe zhvillimit me numërin 137.

Faleminderit Vushtrri!
Besnik Tahiri #10shi✅