Lajme

“Unë po vdes e shteti nuk po ma jep personin kujdestar”

12/12/2025 19:46
nga:Y I

Përtej dhimbjeve të veta shëndetësore si e palëvizshme po i dhimbset edhe familja që po përkujdeset për të.

Fahrije Osmani nga Prishtina mbeti në karrocë pasi që iu desh të amputonte këmbën e majtë që sëmundja e diabetit ia dëmtoi, e mjekët duhej të ia largonin në mënyrë që të shpëtonte.

Nga gushti i vitit të kaluar kur ajo mbeti pa njërën këmbë e në karrocë nuk po mund të lëvizë pa ndihmën e dikujt për të kryer nevojat personale.

Kështu nga ajo kohë është në mëshirë të shtetit apo zyrës pensioneve, këta të fundit nuk po ia njohin të drejtën për person kujdestar ndaj saj, pasi që e vetme nuk mund të lëvizë e poashtu është me kateter për nevojat fiziologjike.

Këto janë pak metra katror ku ajo e kalon ditën brenda mureve të shtëpisë në lagjen Kodra e Trimave.

Zonja Fahrije në moshë të shtyrë tregon se sa keq u ndje kur në shator të viti të kaluar në atë gjendje e thirri komisioni vlerësues e poashtu ia refuzoj kërkesën në 12 dhjetor të vitit kaluar.

83 vjecarja tash thotë që ka dhimbje në pjesën e këmbëve e poashtu ka edhe sëmundje tjera shoqëruese si tensioni i lartë.

Kështu tregon si bëri disa operime në këmbë.

Vështirësitë e familjarëve e moshuara i tregon pasi që në mungesë të personit kujdestar të caktuar nga shteti e gjithë familja duhet të punojnë në ndërrime për t’u kujdesur për të.

Kjo gjendje po e mërzit mjaftë shumë edhe emocionalisht, ngase më herët dilte e të lëvizte.

Kështu i bënë thirrje që djalit të saj të iu njihet e drejta si person shoqërues, pasi siç thotë ajo, ka nevojë shumë për të.

Komisioni ia ka njohur statusin si person paraplegjik dhe tetraplegjik, e pensionin që e merr aktualisht prej 180 euro thotë që nuk i del mjaftueshëm.

Kërkesën që e ka ndaj Zyrës së pensioneve ku bëhet vlerësimi i personave të tillë në nevojë për skemë pensionale thotë që e ka të arsyeshme, ngase nëse nuk do ishte kështu në këtë gjendje si e palëvizshme, nuk do e dëshironte asnjë para nga ta.

Fahrije Osmani nga bërë ankesë ndaj vendimi të zyrës së pensioneve nga 2 maj 2025 dhe ende nuk ka marrë përgjigje, ngase vendimin e pranoj më 7 prill të po këtij viti.

Zonja lutet që ankesa të cilën e ka bërë tash e 7 muaj shteti ta merr parasysh, ngase siç thotë ajo shteti duket se po pret që ajo të vdesë e më pas t’ i kthejë përgjigje.