Lajme

Tahiri lavdëron Memli Krasniqin: Lider politik vizionar, ka qenë edhe student i shkëlqyer

07/03/2025 09:51
nga:Genita C

Edita Tahiri, ka lavdëruar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Derisa ka postuar një fotografi të përbashkët në profilin e saj në Facebook, ajo ka vlerësuar se Krasniqi është një lider politik vizionar.

Tahiri ka treguar se Krasniqi ka qenë student i saj, duke shtuar se ai ka qenë student i shkëlqyer.

“Kenaqesi e vecante per mua ta shoh studentin lider politik vizionar – Memli Krasniqi ishte student imi i shkelqyer i shkencave politike ne UP”, ka shkruar Tahiri.