Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri i ka reaguar deputetes së VV-së, Mimoza Kusari- Lila, pasi ajo e përmendi në përgjimet e publikuara në media, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar ae Kusari- Lila ka gënjyer në lidhje me të.
“Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave.
Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove. Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua.
Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit.
Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim.


