Lajme

Tahiri: Çështja e Asociacionit nuk duhet të diskutohet fare, Kushtetuesja ka vendosur

06/08/2021 15:44
nga:M K

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se pas shumë insistimeve të opozitës është vendosur nga Kryesia e Kuvendit që kryeministri Albin Kurti të raportojë para deputetëve të Kuvendit për procesin e dialogut me Serbinë.

Kurti do të raportoj të premten, më 11 qershor.

“Pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës, kryeministri tashmë ka vendosur që të vijë dhe të raportojë. Ne si opozitë kemi qenë vazhdimisht këmbëngulë që procesi i dialogut të diskutohet dhe raportohet për të.

Pra ditën e premte do diskutohet lidhur me këtë çështje, dhe në vazhdimin e seancës ditën e hënë do diskutohet kërkesa e partisë tonë lidhur me gjendjen mbi pandeminë, ku nuk nga kjo qeveri nuk është ndërmarrë me asnjë iniciativë për mbështetje të bizneseve.

Mendoj që ne si opozitë mund të japim ndihmë në këtë drejtim”, tha Tahiri.

“Çështja e Asociacionit nuk duhet trajtuar fare, mendoj se këtë çështje e ka adresuar Gjykata Kushtetuese, andaj ai vendim i obligon të gjithë që ta respektojnë, dhe kryeministri nuk duhet të pranojë që kjo të hedhet në diskutim, dhe shpresoj që ka guxim që të adresojë një çështje të tillë”, tha Tahiri i cili u pyet se a duhet që në dialog të diskutohet për Asociacionin me komunat me shumicë serbe.

I pyetur se cili do jetë qëndrimi i PDK-së në seancën e radhës, Tahiri tha se po sheh një pa përgatitje tejet të madhe te kryeministrit Kurti.“Duke parë rrëshqitjen e kryeministrit Kurti ky debat do jetë i rëndësishëm, por po shohim një pa përgatitje tepër të madhe”, theksoi tutje ai, raporton Ekonomia Online.