Lajme

Tahiri: Buxheti i vitit 2024 nuk prodhon zgjidhje

11/18/2023 19:55
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se buxheti i vitit 2024, nuk parasheh efekte reale e as zhvillimin e sektorit privat.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur pesë amandamentet e AAK-së.

Postimi i plotë:

Pesë amandamentet e AAK-së!

Buxheti i vitit 2024 kaloi në lexim të parë. Fatkeqësisht ky Buxhet nuk parasheh efekte reale, as në pagat në sektorin publik, e as në ekonominë dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka përgatitur pesë kërkesa konkrete për amandamentim që kanë dalur nga tryeza e 9-të:

1. Amandamenti i parë vjen nga përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro;2. Amandamenti për Kontratën Kolektive;3. Buxhetimi i Autostradës së Dukagjinit;4. Amandamenti për Sigurimet Shëndetësore;5. Vijë buxhetore për rritjen e pensioneve.

Gjatë javës së ardhshme do të zhvillojmë diskutim publik për amandamente tjera.