Lajme

Tahiri akuzon Kurtin për zhvendosje të vëmendjes nga problemet kryesore

06/17/2026 13:47
nga:Genita C

Besnik Tahiri ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po e mban diskursin publik të fokusuar në tema politike, duke shmangur sipas tij problemet reale të qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Tahiri ka përmendur mungesën e energjisë elektrike në disa qytete, problemet në shëndetësi, rritjen e çmimeve dhe gjendjen e ekonomisë dhe arsimit, duke thënë se këto çështje po lihen anash.

Sipas tij, qëllimi është devijimi i vëmendjes nga hallet e përditshme të qytetarëve, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë fokus dhe përgjegjësi në debatin publik.

Postimi i plotë:

Albin Kurti me të vetët kanë një qëllim të madh politik, ta mbajnë diskursin publik e politik të bllokuar në temat ku është tash e disa ditë.

Ata nuk duan që të flasim për faktin se në shumë qytete të Kosovës sot nuk ka rrymë, se në QKUK mungojnë penjët, kushtet dhe ilaçet, ndërsa i vetmi burim që e mban sistemin në këmbë janë mjekët e motrat e përkushtuar, human dhe profesional.

Nuk duan që të flasim për çmimet e ushqimeve që kanë shkuar në hava, as për ekonominë që është gati para falimentimit, e as për arsimin që është lënë anash.

Pra, synimi i tyre strategjik nuk është vetëm të na ndajnë në “ne” dhe “ata”, por edhe të na largojnë vëmendjen nga temat që i japin kuptim jetës së qytetarëve dhe të mos flasim për hallet e përditshme që po ua zënë frymën secilit prej nesh.

Kjo betejë politke nuk është e pamundur të fitohet, por duhet zgjuarsi dhe fokus.

E drejta është në anën tonë.