Prishtina ka fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Skuadra e Prishtinës ka fituar ndaj Llapit me rezultatin 0-2, me golat e Prapashticës dhe Krasniqit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se sot nuk ishte dita e skuadrës së tij.
“Pranuam një gol të lehtë në pjesën e parë. Pas atij goli erdhi edhe një gabim nga portieri. Goli i dytë na humbi ekuilibrat e skuadrës. Nuk ishte sot dita jonë, kampionati është i gjatë”, tha fillimisht Batatina për ‘Art Sport1’.
“Sa i përket asaj pjese, ne nuk merremi me atë pjesë, portalet e kanë atë punë, ekipi nuk merret me atë gjë”, përfundoi Batatina.
/GazetaBlic Sport


