Lajme

Tadiq për marrëveshjen e Ohrit: Vuçiq nuk duhet ta nënshkruajë

03/19/2023 11:13
nga:G B

Për marrëveshjen e Ohrit ka dhënë komentet e tija edhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq. Për marrrëveshjen e së shtunës Tadiq ka thënë se historia nuk njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ka refuzuar ta nënshkruaj aneksin e Planit Evropian, duke thënë se kjo marrëveshje s’duhet nënshkruar.

“Vuçiq përsërit furishëm se ai nuk e ka nënshkruarmarrëveshjen. Qytetarët tanë duhet ta dinë se kjo marrëveshje nuk duhet as të nënshkruhet, sepse tashmë është pranuar si platformë për negociata në të cilat Vuçiq është shumë i përfshirë”, është shprehur Tadiq.