Panelistët Milaim Zeka e Krenar Shala janë përplasur në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun lidhur me raportet e Qeverisë Kurti me SHBA-të.
“Ta kisha sanksionuar me Kod Penal e me një nen të Kushtetutës edhe ta kisha ndalu me fol për politikë të jashtme ose të kisha dërguar në burg. Hajgaregji sikurse ti kemi pas edhe në Rambuje. Ata hajgaregji kanë pasur me dërguar në vdekje kombin shqiptar të Kosovës. Logjika jote edhe e Albin Kurtit e vrani me ose pavetëdije shtetin e Kosovës. Keni dalë i keni përgjakur rrugët e Prishtinës kundër Ahtisarit e kundër pavarësisë së Kosovës”, tha Zeka në Politiko me Kushtrim Sadikun.
Për këtë deklaratë të Zekës i menjëhershëm ka qenë reagimi i komentatorit tjetër, Krenar Shala.
“Këtu ësyhtë problemi. Pse po mendon që kur e respekton vetën I prish raportet me ta. Edhe kur ia respekton praktikat e tyre. Mos ma dëshmo tani mua se jam i dobët në politikë të jashtme“, theksoi Shala./Kanal10


