Lajme

Szunyog ngushëllon popullin e Kosovës pas tragjedisë në Kroaci

07/25/2021 17:59
nga:Q R

Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

“U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave”.

“Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”.

E hëna në Kosovë ditë zie, Osmani e ndërpret vizitën në Japoni