Lajme

SYNETIA DUHET TË KRYHET VETËM NGA PROFESIONISTËT!

07/09/2025 09:24
nga:G B

*Kur lind fëmija i gjinisë mashkull, në lindje e kanë një zgjatje të lëkurës që e mbulon fundin e penisit.

*Në gjuhën mjekësore këtë e quajmë lafshë dhe gjatë kryerjes së procedurës së synetisë ajo largohet.

*Procedura e synetisë duhet të kryhet nga mjeku i kualifikuar dhe ky proces kryhet me anestezion lokal apo të përgjithshëm varësisht nga rasti.

*Benefitet e synetisë janë të shumta, ky proces zvogëlon rrezikun që një foshnjë e gjinisë mashkullore të përjetoj infeksione të traktit urinar dhe të tjera përfitime.

*Prindërit që vendosin të kryejnë synetinë për djemtë e tyre duhet të bëjnë zgjedhje të informuar duke kërkuar ndihmë nga profesionistët e dëshmuar.

*Asnjëherë mos e kryeni procesin e synetisë në kushte shtëpie dhe nga njerëz të pakualifikuar.

*Rreziqet mund të jenë të mëdha dhe rrjedhimisht mund të dëmtohet shëndeti i fëmijës.
Në spitalin ‘’Fati Im’’, ju mirëpret Dr.Ali Aliu kirurg i fëmijëve.

SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!