Ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar sot me dorëzani, Dejan Pantiqin.
Sveçla ka thënë se policia e Kosovës po i arreston terroristët si Pantiq, derisa ata me paratë e krimit po e blejnë lirinë me dorëzani.
Ai tutje shkruan se “Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet”
“Këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës.Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet”shkruan Sveçla raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


