Lajme

Superpuna: Në mars punësohen gati 2,000 të rinj

05/06/2023 13:13
nga:Gazeta Blic

L1994 të rinj janë punësuar gjatë muajit mars përmes platformës qeveritare të punësimit, Superpuna.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se 51 përqind prej tyre janë vajza.

“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në Superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni”, ka shkruar ai.