Ka përfunduar pjesa e parë e Superkupës së Evropës.
Chelsea është në avantazh pas 45 minutave të parë me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i Ziyech në minutën e 26-të, gol ky që i dha avantazhin skuadrës londineze pas pjesës së parë.
Por, jo gjithçka shkoi mirë për mesfushorin nga Maroko. Ai u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 43-të pas një lëndimi në krahun e djathtë.
Villarreali kishte një rast në pjesën e parë, por nuk arriti dot që ta gjej rrugën e golit.
/GazetaBlic Sport/


