Sporti

Super talenti, Enes Hajrullahu afër kalimit tek Malisheva?

06/13/2025 12:24
nga:Lorik J

Super talenti Enes Hajrullahu duket se mund të ndërrojë ekip gjatë merkatos së verës.

Senzacioni i 2 Korrikut në sezonin e kaluar, Enes Hajrullahu, i cili kishte paraqitje mjaft të mira UEFA Youth League, është afër kalimit tek skuadra e Malishevës, siç mëson GazetaBlic Sport.

Hajrullahu pëlqehet shumë nga Malisheva dhe palët janë në diskutime për të arritur marrëveshje.

Përndryshe, sulmuesi është edhe pjesë e Kosovës U17 dhe shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur.

/GazetaBlic Sport