Sporti

Super përballje sot në Wimbledon, Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev premtojnë spektakël

07/09/2024 12:36
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje do të zhvillohet sot në turneun e Wimbledon-it.

Numri një i botës, Jannik Sinner do të përballet në çerekfinale me Daniil Medvedev, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo përballje do të zhvillohet me fillim nga ora 14:30, kurse pritet të jetë jashtëzakonisht e rivalizuar.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në gjysmëfinale.

/GazetaBlic Sport/