Lajme

Super Liga kërcënim edhe për BE-në

04/20/2021 22:34
nga:M K

Në ditën kur u paralajmërua formimi i Super Ligës, jashtë Ligës së Kampionëve, Presidenti Francez kujtoi 70 vjetorin e Traktatit të parë nismëtar të formimit të Bashkimit Evropian.

Aty, Emmanuel Macron, shkroi se janë garantues të aktit themelues të 18 prillit të 1951-së, njofton Klan Kosova.

E të hënën kur u zyrtarizua Super Liga në futboll, francezi u zotua se do mbështesë zhbërjen e saj.

Qëndrime kundër 12 klubeve të mëdha evropiane, që u bënë pjesë e kësaj Lige, patën edhe krerë shtetesh e politikan tjerë evropian, që i dolën në mbrojtje Ligës së Kampionëve.

Se janë të arsyeshme reagimet e politikanëve kundër dëmtimit të Ligës së Kampionëve, arsyetohet nga studiues së marrëdhënieve ndërkombëtare, meqë kjo garë futbollistike u formua pikërisht më 1992, kur Bashkimi Evropian, mori emërtimin dhe funksionimin që njohim tani.

Krijimi i Super Ligës, nga ekipet e forta, sipas Ejupit, dëmton krenarin evropiane, por edhe pasqyron krizën brenda BE-së, meqë deri tani është larguar Britania e Madhe, por në shtator edhe Hungaria do ta vë në referendum mundësinë e largimit nga unioni.

LEXO EDHE:

Zyrtare: Manchester City konfirmon largimin nga Superliga Evropiane