Sporti

Super lëvizje nga Juve, Zonja e Vjetër prezanton Di Marian, detajet e kontratës

07/08/2022 21:56
nga:L J

Angel Di Maria tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Juventusit.

Disa ekipe ishin pas argjentinasit, por ai në fund zgjodhi ekipin nga Torino.

Anësori fillimisht ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me ‘Zonjën e Vjetër’, por me mundësi edhe një vit shtesë.

Paga që thuhet se do të marrë Di Maria është shtatë milionë euro për sezon.