Sporti

Super lajm për Milanin | Leao nënshkruan rinovimin e kontratës

05/10/2023 15:33
nga:L J

Skuadra e Milanit dhe tifozët e ekipit italian marrin një super lajm sot.

Sulmuesi, Rafael Leao ka nënshkruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, shkruan GazetaBlic Sport.

“Rafael Leao rinovon me Milanin deri në vitin 2028 me një kontratë me vlerë 7 milionë euro neto në sezon + 2 milionë euro bonuse. Në mëngjes Lille mbylli mosmarrëveshjen me Sporting Lisbon. Një marrëveshje e ndjekur për më shumë se një vit”, raporton La Gazetta Dello Sport.