Sporti

Sulmuesi i Borussia Dortmund pritet të huazohet te Besiktas

01/08/2024 19:06
nga:Lorik J

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, është gati t’i bashkohet Besiktas-it në formë huazimi deri në fund të sezonit, pohojnë mediat turke.

Sipas raportimeve, Besiktas, i cili është i gjashti në renditjen e Superligës Turke, do të marrë përsipër pagën e sulmuesit. Haller do të zëvendësojë kamerunianin Vincent Aboubakar, i cili u lirua nga Besiktas muajin e kaluar. Aller iu bashkua Borussia Dortmundit nga Ajax në korrik 2022, por u diagnostikua me kancer testicular menjëherë më pas.

Ai u kthye në fushë pas operacionit dhe trajtimit në janar 2023, por ka startuar vetëm në 4 nga 16 ndeshjet e Borussia këtë sezon dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol.

/GazetaBlic Sport