Qendresa Sinani, gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga komuna e Leposaviqit.
Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike thuhet në njoftimin e AGK-së.
Njoftimi i plotë:


