Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën (07.08.2022) në Parkun e Gërmisë në Prishtinë me ç’rast janë arrestuar dy persona pas të njëjtit kanë sulmuar dy policë dhe një kamerier.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Parku i Gërmisë, Prishtinë 07.08.2022 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kanë sulmuar kamerierin dhe më pas dy zyrtarët policorë, të cilët ishin në rroba civile. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


