Sporti

Sulmi shokues në futbollin turk, gjyqtari thotë se do të pensionohet nga referimi

12/12/2023 11:56
nga:Mergim Rreci

Futbolli turk ishte në gjendje shoku pas barazimit (1-1) mes Ankaragucu dhe Rizespor, pas sulmit të dhunshëm të presidentit, Faruk Koca, ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Halil Umut Meler.

Momenti erdhi pas përfundimit të barazimit 1-1 të skuadrës ndaj Rizesporit, transmeton GazetaBlic Sport.

Arbitri pësoi një frakturë në fytyrë dhe u dërgua në spital, ku pritet të qëndrojë të paktën deri të mërkurën, dhe sipas organizatës turke A Sport, Mele i tha familjes së tij se do të ndalojë arbitrimin.

Meler, 37 vjeç, ka arbitruar duelin mes Real Madrid dhe SC Braga në raundin e 4-të të Grupit C të Champions League, duke arbitruar rregullisht ndeshjet në kompeticionin e Ligës së Kampionëve që nga fillimi i sezonit 2021/22.

Faruk Koca u arrestua pas kryerjes së sulmit, siç njoftoi Ministria e Brendshme turke, Ali Yerlikaya dhe ministri i Drejtësisë së vendit, Yılmaz Tunç, ka njoftuar tashmë fillimin e një hetimi për incidentin, i cili përfundoi në pezullimin e të gjitha ndeshjeve të kampionatit vendor.

/GazetaBlic Sport/