Opinionisti Gazmir Raci sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me sulmin në veri, duke komentuar edhe reagimin e opozitës në vend, pas këtij rasti.
Ai u shpreh se më e rëndësishme do të ishte të mbështetesin organet e drejtësisë e të sigurisë.
“Në raste të tilla, në momentin e parë, më e mira është të mos flitet, por më e rëndësishmja do të ishte të mbështetesin organet e drejtësisë, të sigurisë, të policisë”, u shpreh ai.


