Lajme

Sulmi ajror ushtarak në Nigeri vret 16 civilë

01/13/2025 13:49
nga:N K

Të paktën 16 civilë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, në Zamfara janë vrarë në një sulm ajror ushtarak, pasi dyshohet se janë ngatërruar me banda kriminale.

Banorët i thanë mediave lokale se viktimat ishin anëtarë të grupeve lokale vigjilente dhe civilë që mbroheshin nga bandat e armatosura të njohura për rrëmbimin e njerëzve, shkruan BBC.

Sulmet kishin në shënjestër bandat militante në zonat Zurmi dhe Maradun dhe guvernatori i shtetit, Dauda Lawal, i ofroi ngushëllimet e tij komunitetit.