Lajme

Sulmet online ndaj Fidan Jupollit, Cakolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura

10/11/2026 13:59
nga:G B

Pas sulmeve publike kundër gazetarit dhe moderatorit Fidan Jupolli, ka reaguar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka shprehur rrezikun që vjen nga fushata të tilla ndaj lirisë së shprehjes.

Këtë sulm ndaj gazetarit Jupolli, Eugen Cakolli nuk e konsideron të izoluar por si tendencë për të frikësuar të gjithë ata që guxojnë të shprehin mendim ndryshe.

“Kështu krijohet frika, pastaj autocensura, e kadale një shoqni ku njerëzit fillojnë me e matë çdo fjalë sipas reagimit që mundet me pasë turma.”

Në fund të reagimit të tij, Cakolli është shprehur se shoqëria kosovare nuk duhet të lejojë që për të menduar e shprehur ndryshe duhet të kthehet në akt guximi.

“Por si shoqni, s’duhet me leju kurrsesi me mbërri në pikën ku për me mendu e me u shprehë lirshëm duhet guxim. Sepse ajo s’është Kosova për të cilën është sakrifiku aq shumë.”, ka shkruar Cakolli.