Lajme

Sulmet e Iranit/ Joe Biden do të mbledhë liderët e G7

04/14/2024 08:09
nga:G B

Presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur do të mbledhë udhëheqësit e G7 të dielën “për të bashkërenduar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të pacipë të Iranit”.

Ai shton se ekipi i tij do të mbetet në kontakt të ngushtë me udhëheqësit e Izraelit.

Biden thotë se ndërsa SHBA nuk ka parë sulme në objektet e saj, ajo “mbetet vigjilente ndaj të gjitha kërcënimeve”.

“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë,” thotë Biden.

Shtetet që përbëjnë G7

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Marrin pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Kur u formua G7?

G7 u themelua pas embargos së naftës të OPEC në vitin 1973 si një forum për vendet më të pasura për të diskutuar krizat që prekin ekonominë botërore. Vendet e saj kanë një GDP të kombinuar vjetore prej 40 trilionë dollarësh, ose pak më pak se gjysma e ekonomisë globale.