Lajme

Sulm tjetër terrorist?/Eksperti i sigurisë: Duhet të analizohet në detaje se a mund të përsëritet

10/25/2023 19:22
nga:N K

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për një marrëveshje me Serbinë pas sulmit terrorist në Banjskë, ka thënë se po përgatitemi për një sulm të mundshëm, raporton Gazeta Blic.

Rreth këtij sulmi dhe kësaj deklarate për Gazeta Blic ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala, ku thotë se sulmi duhet të analizohet në detaje.

“Plani para dhe pas sulmit terrorist shtetëror të 24 shtatorit nga Beogradi do të duhej të analizohet se a ndryshoi qëllimi apo vetëm kemi të bejmë me një ndryshim kozmetik për t’i ikur përgjegjësisë edhe shtetërore, por edhe individuale të krerëve më të lartë të qeverisë së Serbisë”, ka thënë Shala.

Sipas ekspertit, Serbia po tenton t’i ikë përgjegjësisë rreth ngjarjes.

“Ngjarjet që tani në rafshin politik po marrin një pasqyrë ndryshe ku Serbia po tentohet që në takimet me përfaqësuesit e vendeve të Quintit të arsyetohet dhe shfajësohet nga çfardëdo involvimi të tyre në veprimet e cenimit të drejtpërdrejtë të sigurisë dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tutje përmend deklaratën e kryeministren e Serbisë në OKB, e cila tha se këtë sulm ishte nga serbët e Kosovës.

“Nga niveli ndërkombëtar në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, ku kryeministrja e Serbisë e kamufloi situatën si veprim të disa serbëve të Kosovës për të kundërshtuar “terrorin” e institucioneve të Kosovës ndaj popullatës serbe në atë hapësire, po në të njëjtën linjë tani me edhe Aleksandër Vuçiqi, është duke krijuar në takimet e Këshillin e Evropës ku do të marrin pjesë ministrat përkatës të BE-së”, ka thënë Shala.

Eksperti thotë se të gjitha këto veprime janë si pasojë e dështimit në progres të aneksimit më 24 shtator.

“Pra, këto veprime janë si pasojë e dështimit në progres të aneksimit në 24 shtator duke mos e përkrahur as nga popullata serbe tani në planin në tavolinë që ka Serbia dhe që në të kaluarën e ka përdorur në rastin të njohur PANDA në Pejë, një veprim i tillë tani mund të na paraqitet si PANDA 2.0 për t’ia lënë fajin organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Sipas Shalës, me këtë veprim Serbia tenton të përfitojë mbështetjen më tutje të popullatës serbe edhe pas 24 shtatorit.

“Me këtë veprim Serbia tenton të përfitojë: Mbështetjen me tutje të popullatës serbe edhe pas 24 shtatorit duke vendosur në krye nje doktor të subjektit politik serb në Kosovës dhe përmes tij të nxitet “uniteti” ndaj veprimeve kriminale të qeverisë së Kosovës që po shkaktojnë strukturat e sigurisë së vendit dhe veprimet duke bërë një sulm të përgjakur ndaj qarqeve civile do të arsyetohet tentativa për një revoltë qytetare nga komuniteti serb dhe kështu pasojat ndaj Kosovës të jenë edhe humane, politike por edhe sigurie”, tha ai.

“Takim shumë i vështirë”/ Paralajmëron Haliti: ‘Zajednica’, zari i Albinit për zgjedhjet e ardhshme – do të dorëhiqet