Sporti

Sule nuk pranon rinovimin e kontratës, Barcelona të interesuar për shërbimet e tij

01/24/2022 15:50
nga:E K

Aventura e Niklas Sule në Bayern Munich duket se është drejtë fundit.

Niklas Sule nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ‘Bavarezët‘ dhe pritet të largohet si transferim i lirë në verë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari i njohur, Toni Juanmarti, raporton se Barcelona ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Bayern.

Ai mund t’i bashkohet skuadrës spanjolle në sezonin e ri me parametrat zero.

/GazetaBlic Sport/