Sporti

Sukaj flet para ndeshjes së ‘Play off’-it: Besoj fuqishëm tek Partizani, Astana nuk është ajo e viteve të kaluara

08/22/2023 09:25
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Partizanit nga Shqipëria do të luajë në ‘Play-Off’ të Conference League.

Astana do të jetë kundërshtari i Partizanit në raundin final të kualifikueseve për grupet e Conference League, me ndeshjen e parë që zhvillohet të enjten.

Takimi i parë mes dy skuadrave zhvillohet në ‘Elbasan Arena’, duke filluar nga ora 20:00, kurse ndeshja kthyese pas 1 jave në Kazakistan.

Ish futbollisti i mirënjohur i kësaj skuadre, Xhevahir Sukaj tha për ‘GazetaBlic Sport’ se beson fuqishëm se Partizani do të jetë në grupet e këtij kompeticioni.

‘Patjetër që besoj tek suksesi i Partizanit. Skuadra po e rritë shumë nivelin e lojës. Kur vrapon shumë keni shanse ndaj çdo kundërshtari“, tha fillimisht ai.

Tutje, Sukaj tha se Astana nuk është ajo e viteve të kaluara dhe se skuadra shqiptare ka mundësi të mira për të kaluar tutje.

‘Astana nuk është ajo e viteve të kaluara, natyrisht që është ekip shumë i mirë, por unë besoj shumë kësaj here tek Partizani‘, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/