Sporti

Suhareka e gatshme për ta dëshmuar veten edhe në tenis, interesim i jashtëzakonshëm i fëmijëve në “Tennis Festival 2022”

05/11/2022 21:57
nga:Mergim Rreci

Qyteti i Suharekës tashmë po e dëshmon lidhjen e madhe që ka me sportin.

Pas sukseseve në basketboll e futboll, ky qytet po tregon që mund të jetë një adresë e madhe edhe për sportin e tenisit, shkruan GazetaBlic Sport.

Atje, sot është mbajtur “Tennis Festival 2022”,  ku ishte një numër i madh i fëmijëve të këtij qyteti që u argëtuan dhe u njoftuan me sportin e tenisit, të cilët treguan interesim të madh që të meren me këtë sport.

Më poshtë gjeni fotografitë nga kjo ngjarje e organizuar.