Sporti

Suedia u kualifikua në Botëror pa fituar asnjë ndeshje në grupin e kualifikueseve, trajneri Potter: Është nata më e madhe e jetës sime

04/02/2026 17:04
nga:L J

Ekipi kombëtar suedez i futbollit është një nga temat kryesore pas përfundimit të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës. Suedezët, të udhëhequr nga anglezi Graham Potter, shkojnë në Kupën e Botës pa fituar asnjë ndeshje në grup. Ata përfunduan të fundit me dy pikë pa fitore, por nëpërmjet Ligës së Kombeve arritën të kualifikoheshin në fazën eliminatore.

Kosova mposhti Suedinë si brenda ashtu edhe jashtë, por nuk shkoi…

Sipas rregullave, katër fituesit më të renditur të grupeve të Ligës së Kombeve që nuk arritën të kualifikoheshin përmes raundeve të rregullta kualifikuese ose play-off-eve, u jepet një vend në kualifikueset shtesë.

“Jam i lumtur sepse kam pasur shumë përvoja në karrierën time dhe kam pasur disa netë vërtet të mrekullueshme. Por kjo ishte nata më e mirë e jetës sime. Është e vështirë ta shpreh me fjalë, nuk do ta ndryshoja për asgjë. Çfarëdo që mendojnë njerëzit, nuk më intereson”, tha Potter, trajneri i Suedisë.

Graham Potter mori drejtimin e Suedisë në tetor 2025 dhe i ka drejtuar ata vetëm për katër ndeshje.

/GazetaBlic Sport