Sporti

Struga me paraqitje pozitive në Lituani, barazon ndaj Zalgiris në ndeshjen e Championsit

07/11/2023 19:56
nga:L J

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, FC Struga ka pasur një paraqitje pozitive në Lituani në ndeshjen ndaj Zalgiris.

FC Struga, ekipi shqiptar ka arritur barazim 0-0 ndaj Zalgiris në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i Shpëtim Duros luajti mjaft mirë duke pasur disa raste shënimi me Shabanin, Mazrekajn e Ibrahimin.

Në fund, Struga mori barazimin që mund të llogaritet si pozitiv, pasi ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Maqedoni, aty ku mund të fitojnë.

Fituesi i këtij dueli do të luajë ndaj Galatasaray në fazën e dytë.

/GazetaBlic Sport