Sporti

Struga kërkon “lavdinë”, Neziri: Shpallja kampion ishte historike, përballja ndaj Zalgiris e vështirë

06/25/2023 10:04
nga:E K

Struga pati një sezon për të mos u harruar duke u shpallur kampion në ligën elitare të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë arritje skuadra shqiptare, arriti që të sigurojë një vend për në kualifikimet e sezonit të ri në Champions League.

Për këtë arritje dhe kualifikimet e Champions League aty ku Struga përballet me Zalgiris me 12 korrik, ka folur për “GazetaBlic Sport“, Mexhit Neziri.

Aritja e Strugës që të shpallet kampion në ligën e Maqedonisë është një aritje e madhe ose mund të themi edhe historike , duke e ditur që kishim përballë dy skuadra tjera shqiptare që kanë patur investime dyfish më shumë se ne“, tha fillimisht Neziri.

Ndeshja me Zalgiris do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por jo e pakalueshme , kundërshtari ka përparësi vetëm përvojën më të madhe në arenën ndërkombëtare, por besoj se ne kemi më shumë kualitet brenda grupit dhe kjo na bënë të shpresojmë se do ta kalojmë fazën e parë“, përfundoi Neziri për ‘GazetaBlic Sport‘.