Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, këtë të enjte ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Vizita e tij vjen në mes të zgjerimit të fundit të organizatës, e cila ka mirëpritur së fundmi Finlandën dhe pret që Suedia të bashkohet në të ardhmen e afërt, shkruan Skynews.
Disa media ukrainase publikuan imazhe të shefit të NATO-s në qendër të Kievit duke u përkulur para një memoriali për ushtarët e rënë.


