Lajme

Stoltenberg e përshëndet votimin e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO

03/30/2023 23:54
nga:G B

Parlamenti i Turqisë ka votuar pro anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Këtë vendim të Parlamentit të Turqisë, e ka përshëndetur sekretari i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

“Kjo do ta bëjë familjen e NATO-s më të fortë dhe të sigurtë”, tha Stoltenberg.