Ministri i Mbrotjes i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj në Kanal10, i cili tha se trazirat e marsit 2004 u kryen nga Shërbimi Sekret Serb.
“Manastiret dhe kishat serbe u dogjën vetë, dhe serbët i ftuan shqiptarët që t’i shkatërrojnë kryqet dhe të vetëdëbohen nga vendbanimet e tyre shumë shekullore në Kosovë dhe Metohi.
Këto konstruksione të cmendura të Fatmir Limajt janë vazhdimësi e fushatës së paturpshme të gënjeshtrave të mëdha kundër Serbisë”, ka shkruar Stefanoviq, në profilin e tij në Facebook.
Këtë javë në Prime Time në Kanal10, ish-zv.kryeminsitri Fatmir Limaj tha se ka indikacione që trazirat e marsit 2004 u organizuan dhe u ekzekutuan nga Shërbimi Sekret Serb, për të cilin shërbim tha se kishte planifikuar edhe vrasjen e tij dhe të Rexhep Selimit.


