Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo ka mbajtur takim me banorë të “Kodrës së Trimave”.
Statovci tha se kjo lagje është e braktisur nga dora qeverisëse së Komunës.
“Aty ka nevojë për investime të mëdha e ndryshime drastike. Hyrja e Prishtinës nga Kodra, do bëhet hyrje krenare, ashtu si i ka hije Kryeqytetit” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.
Statovci në këtë takim ishte së bashku me kandidatin për Asamble Komunale, Luan Toqanin.
Postimi i plotë:
Kodra e Trimave, gjithmonë ka guxuar.
Në Kodrën e Trimave kemi dalë shpesh gjatë kësaj fushate, jo rastësisht. Kjo lagje është e braktisur nga dora qeverisëse së Komunës. Aty ka nevojë për investime të mëdha e ndryshime drastike. Hyrja e Prishtinës nga Kodra, do bëhet hyrje krenare, ashtu si i ka hije Kryeqytetit.
Bashkë me Luan Toqanin 17✅, këto mund të bëhen, sepse kur dikush ka gatishmërinë të lë Zvicrën për të kontribuar në vend të vet, çdo gjë është e arritshme.
Jeta Statovci 118
Luan Toqani 17 ✅


