Manchester United ka pësura humbje kundër Real Sociedad, në ndeshjen e parë të Europa League.
Kjo falë një penalltie që u kthye në gol nga Mendez, përcjell GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje pa shumë histori për skuadrën e drejtuar nga Erik ten Hag, që humb pas një serie të mirë në Premier League.
Ajo që bie në sy në këtë takim është një statistikë e tmerrshme e regjistruar, atje ku protagonistët janë Ronaldo dhe Maguire.
Manchester United nuk ka asnjë fitore në ndeshjet kur Cristiano Ronaldo dhe Maguire kanë qenë titullar së bashku, madje ka fituar takimet kur dyshja ka mbetur në bankën rezervë.
/GazetaBlic Sport/


