Sporti

Stam i pakënaqur me largimin e Maldinit: Turp që s’i dhanë kohë, do të ndërtonte diçka të bukur

06/27/2023 18:38
nga:Mergim Rreci

Jaap Stam është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit.

Mbrojtësi holandez ka luajtur tek disa skuadra të ndryshme në Evropë, duke qenë shumë i njohur për karakterin e tij të fortë që kishte në fushë.

Në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, Stam ka komentuar situatën e fundit tek skuadra e Milanit, klubit ku luajti për dy vite.

Stam komentoi edhe zhvillimet e fundit , atje ku drejtori Maldini u largua, poashtu edhe një futbollist shumë i rëndësishëm si Sandro Tonali ka kompletuar transferimin tek Newcastle.

Kështu funksionon. Kur klubi fillon të jetë i suksseshëm pas një kohe të vështirë dhe kthehet në nivele të larta, fiton ligën, pastaj shumë njerëz dhe pronarët duan ta ripërsërisin suksesin, gjë që është e vështirë, sepse duhet të punosh në strukturë që mund ta ndërtosh për shumë vite, nuk është diçka që mund ta bësh çdo vit, pra ta fitosh ligën dhe të jesh i suksesshëm, nëse nuk keni paratë të bleni lojtarët me kualitet special. Struktura duhet të jetë e mirë dhe duhet të jeni të mençur në transferime me lojtarë dhe poashtu t’ia dhurosh drejtorin teknik Maldinit i cili besoi dhe suportoi për shumë vite. Kjo nuk është e lehtë. Por kështu ndodh në futboll, gjë e cila është turp, pasi mendoj se duhet t’i dhurosh njerëzve kohë që ndërtojnë diçka të bukur, por kështu ndodhë”, tha Stam për ‘GazetaBlic Sport’.

/GazetaBlic Sport/