Lajme

Stafi mbështetës për COVID-19 thirren në takim nga MSh-ja

05/25/2022 11:47
nga:N M

Përfaqësuesit e stafit mbështetës për pandeminë COVID-19 kanë takim në orën 13 e 30 me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me çështjen e pagesave, për të cilën këta të fundit sot kanë protestuar.

Mirëpo, njëra nga përfaqësueset, Nurie Uka, tha për Klan Kosovën se me shumë gjasë nuk do të pranojnë të shkojnë në takim, ngase duan një përgjigje zyrtare dhe jo takim.

Të njëjtit nga stafi mbështetës për këtë pune, dje kanë mbajtur një takim me shefin e kabinetit të ministrit, Kujtim Salihun.

“S’kam çka me të thanë kurrgjë”: Dorëheqja e ‘mistershme’ e Haki Abazit nga Komisioni Hetimor për Energjinë