Lajme

“S’kam çka me të thanë kurrgjë”: Dorëheqja e ‘mistershme’ e Haki Abazit nga Komisioni Hetimor për Energjinë

05/25/2022 11:40
nga:Q R

Deputeti i Kuvendi të Kosovës nga Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur shkurt për dorëheqjen e tij nga anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Abazi duke mos dashur të ‘zbuloj’ detaje rreth dorëheqjes është shprehur shkurt për GazetaBlic: “S’kam çka me të thanë kurrgjë”

“S’kam çka me të thanë kurrgjë”, thotë Abazi.

Ndryshe, ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Dorëheqjen e ka konfirmuar edhe kryesuesi i këtij komisioni i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa.

“Po ju konfirmoj se ai nuk është pjesë më e këtij komisioni, ai nuk ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e parë. Për këtë ne sot kemi paralajmëruar një njoftim për dorëheqjen e tij i cili do të lexohet në mbledhjen që do ta mbajmë sot në orën 14:00”, tha ai.

Anëtari tjetër i këtij komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji që e kërkoi partia e tij