Lajme

Stafi i infermierëve dhe laborantëve të angazhuar në ndihmë të situatës me Covid, ende si kanë marrë pagat e muajit dhjetor dhe janar!

02/04/2022 15:18
nga:Y I

Pos stafit të vaksinimit, për të cilët “Gazeta Blic” raportoi gjatë ditës se nuk i kishin marrë ende pagat e muajit dhjetor e janar, në situatë të ngjashme po del të jenë edhe stafi i infermierëve dhe laborantëve që janë marrë në punë në mbështetje të situatës emergjente me Covid në QKUK dhe spitalet rajonale.

Ata në kushte anonimiteti kanë konfirmuar këtë lajm për “Gazeta Blic” duke thënë se ende nuk i kanë marrë pagat e muajit dhjetor e janar pavarsisht se punojnë në ndërrime nate dhe festa.

Tutje ata kanë bërë të  ditur për redaksinë tonë se paguhen vetëm me rrogë bazë dhe nuk ju paguhet ndërrimi i natës dhe as shtesa prej 10% e Covidit.

Situata me Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë e rënduar me një numër të lartë të rasteve ditore me Coronavirus.

Nga MSH dhe IKSHPK kanë apeluar vazhdimisht për vaksinim dhe respektim të masave anti Covid.

Vonohen pagesat e stafit të angazhuar për vaksinimin e qytetarëve me vaksina anti-covid