Lajme

Vonohen pagesat e stafit të angazhuar për vaksinimin e qytetarëve me vaksina anti-covid

02/04/2022 09:26
nga:Gazeta Blic

Të gjithë ata që janë angazhuar për vaksinimin e qytetarëve me vaksina anti- covid 19 ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar.

Disa prej të angazhuarve në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës Blic se pagat e janarit nuk knë dalë ende.

”Pagat zakonisht i marrim me datë 25, mirë ende nuk kanë dalë edhe pse është data 4 shkurt”, tha ky i punësuar në kushte anonimiteti.

Ndryshe, ditëve të fundit Kosova po përballet me numër të lartë të prekurve me Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë sqarime pse kanë ndodhur këto vonesa.

Këto janë masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen sot