Klubi kosovar i futbollit, Drenica ka njoftuar se stadiumi “Bajram Aliu” është drejt kthimit në gjendjen normale pas vërshimeve të mëdha që goditën disa qytete të Kosovës.
Pas vërshimeve të fundit në Kosovë ku më së shumti të prekura mbeten rajoni i Drenicës dhe qytete si Podujeva, Istogu e Klina, stadiumi “Bajram Aliu” poashtu u afektua nga kjo situatë, shkruan GazetaBlic Sport.
Drenica përmes faqes zyrtare ka njoftuar se në stadium po punohet në mënyrë intensive dhe pritet që “Bajram Aliu” të jetë i gatshëm për ndeshjen e klubit si vendas ndaj Gjilanit.
/GazetaBlic Sport/


