Lajme

Stacioni policor që ndodhej në Kodër të Trimave, zhvendoset në Arbëri

11/08/2022 21:21
nga:G B

Stacioni policor “Veriu” që ndodhej në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt të ri në lagjen Arbëria.

Andaj, duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave, kjo lagje do të kalojë nën administrim të stacionit policor “Veriu”.

Për të qenë më afër qytetarëve si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar i zyrtarëve policorë.