Sporti

Tha se Liga Saudite është më e mirë, Ligue 1 me përgjigje epike ndaj Ronaldos

01/19/2024 17:48
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ka deklaruar sot se Liga e Arabisë Saudite e ka kaluar për nga niveli Ligue 1 të Francës.

“Liga Saudite nuk është më e keqe se Ligue1. Saudi Pro League është më konkurruese se Ligue1, mund të them që pas një viti të kaluar atje. Tashmë jemi më mirë se liga franceze”, tha Ronaldo, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte e menjëhershme përgjigja e Ligue 1 ndaj kësaj deklarate, të cilët kanë zgjedhur këtë fotografi si replikë.